image Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, krim i paralajmëruar një vit më parë

Rajon

Detaje/ Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, krim i paralajmëruar një vit më parë

news image

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në Bulqizë të Shqipërisë, ku 22-vjeçari Fatjon Keta vrau me thikë shokun e tij, Arlind Pasha.

Burime për mediat bëjnë me dije se sherri ka nisur rreth një vit më parë. Mësohet se Fatjon Keta para një viti është dërguar në spitalin psikiatrik të Shkodrës dhe gjatë rrugës u ka thënë personelit: “Do më njohë Arlind Pasha se kush jam, së bashku me shokët e tij”.

Dy muaj më parë, Keta ka tentuar të vrasë me thikë edhe dy persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasoja. Po të njëjta burime për mediat bëjnë me dije se Keta ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike si dhe person i dhunshëm në familje. Nuk dihen ende motivet e sherrit mes dy të rinjve para një viti, sherr që përfundoi në mënyrë tragjike për Arlind Pashën, i cili u qëllua tre ditë më parë me thikë nga Fatjon Keta.