Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka thënë se është i tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi sot në Prishtinë ku si pasojë e therjes me thikë vdiq një 14 vjeçar.
Rama i shprehu ngushëllime familjes dhe iu bëri thirrje institucioneve kompetente që ta zbardhin rastin sa më shpejt.
Ai po ashtu tha se duhet të shtohen masat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike.
“Jam thellësisht i tronditur nga ngjarja makabre sot në Prishtinë, në të cilën adoleshenti 14-vjeçar Riad Hyseni mbeti i vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në Kodrën e Trimave. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Hyseni për humbjen tragjike të birit të tyre. Njëkohësisht, u bëj thirrje organeve kompetente që ta zbardhin këtë rast sa më shpejt dhe t’i shtojnë masat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.