Dy hajdutë janë shpallur fajtorë për vrasjen e një të riu me origjinë shqiptare pasi tentuan të vidhnin drogë me vlerë 100 mijë Paund nga një fabrikë kanabisi në perëndim të Londrës.
Autorët Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38 vjeç, hynë në shtëpinë e tij në perëndim të Londrës më 22 mars të vitit të kaluar për të vjedhur lëndën narkotike dhe u përballën me të riun shqiptar 21-vjeçarin Renato Geci, dhe me vëllanë e tij, Vilson Geci.
Mediat e huaja raportojnë se një nga autorët rrëmbeu nga kuzhina një thikë, ndërsa personi tjetër kishte një kaçavidë. “Renato u godit për vdekje me thikë, si dhe u godit me kaçavidë”, tha prokurori. “Sa i përket Vilsonit, ai u godit me thikë në kofshë dhe gjithashtu mori një numër të konsiderueshëm lëndimesh të tjera, megjithëse shumica prej tyre ishin mjaft sipërfaqësore”.
Pas një përleshje Geci u godit me thikë për vdekje nga Smith dhe Sebran. Ndërsa vëllait të Renatos i hodhën substanca kimike.
“Pretendimet e Smith dhe Sebran se ata besonin se shtëpia në të cilën po hynin ishte bosh dhe se qëllimi i tyre ishte vetëm të vidhnin bimë kanabisi, janë hedhur poshtë nga gjykata. Të dy burrat patën mundësi për të lënë pronën kur gjetën Renaton dhe vëllain e tij brenda megjithatë ata ishin të shtyrë nga lakmia dhe fitimi që panë se mund të bënin nga vjedhja e bimëve të kanabisit”, thotë Detektivi Garth Hall.
Dy autoret që morën dënimin arritën të hynin nga dritarja e banjës duke eliminuar 21-vjeçarin dhe lënduan vëllain e tij.