image Vranë rivalin pas sherrit për kanabisin, shqiptarët marrin dënim të përjetshëm

Shqipëri

Vranë rivalin pas sherrit për kanabisin, shqiptarët marrin dënim të përjetshëm

news image

Dy burra janë dënuar me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 20 vitesh për vrasjen e një rivali gjatë një përleshjeje bandash për një sasi kanabisi e cila arrinte vlerën prej 95,000 paund.

Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, u dënuan për vrasjen e Aranit Lleshit pas një gjyqi shtatë-javor në Gjykatën e Bristol Crown.

Aranit Lleshi, 32 vjeç, nga Culvert Road, Tottenham, Londër u godit me thikë më 24 maj dhe vdiq në vendngjarje, në Bristol.

Lleshi dhe vëllai i tij Sadik Lleshi, të dy nga Culvert Road, Tottenham, po përgatiteshin për të korrur kanabisin kur u sulmuan nga rivalët e tyre.

Banda e dytë me bazë në Londër kishte shpresuar të vidhte sasinë e kanabisit në mungesë të tyre, por në vend të kësaj, të dyja bandat u gjendën në Bloomfield Road në të njëjtën kohë.

Pasi zbuluan pronën, Lika dhe Brikel Palaj shkuan me makinë në një Sainsbury’s aty pranë dhe blenë katër thika kuzhine përpara se të ktheheshin në vendin ku ndodhi përleshja.

Nga kjo ngjarje juria dënoi Likën, nga Islington, për vrasje me një shumicë 10-2 në mars, ndërsa Brikel Palaj, nga Plumstead, Londër, u dënua për vrasje me një shumicë prej 11-1.

Nikola Palaj, 28 vjeç, gjithashtu nga Plumstead u lirua nga akuza për vrasje, por u dënua nga juria për vrasje nga pakujdesia, gjithashtu me shumicë 10-2.

Më 16 mars, një tjetër anëtar i dyshuar i bandës Rinush Behari 33, nga Woolwich, Londër, u lirua nga akuzat për vrasje dhe sulme të dhunshme.

Vëllai i viktimës, Sadik Lleshi, u shpall i pafajshëm për çdo përfshirje në përleshjen e dhunshme që çoi në vdekjen e vëllait të tij. Një akuzë për vrasje, e ngritur kundër tij për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar me dëshirë në përleshje, u hodh poshtë gjatë gjykimit.

/GazetaSinjali/