image Vranë kushëririn pas sherrit për tokat, arrestohen dy nga të dyshuarit

Shqipëri

Vranë kushëririn pas sherrit për tokat, arrestohen dy nga të dyshuarit

news image

Policia e Shtetit shqiptar ka arrestuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Garunjas të Lushnjës, ku mbeti i vrarë një 30-vjeçar.

Viktima është 30-vjeçari Romeo Hasalla, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur babai i tij Shuaip Hasalla 65 vjeç, dhe dy vëllezërit Emiljano Hasalla dhe Laert Hasalla, 31 vjeç.

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se ka arrestuar dy nga autorët e dyshuar për këtë ngjarje.

Afrim Hasalla dhe Mario Hasalla janë vënë nën pranga, ndërkohë që është ende në kërkim Kastriot Hasalla.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M. H., 20 vjeç dhe A. H., 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë./Gazeta Sinjali/