image Vozitjet e rrezikshme në rrugën C në Prishtinë, arrestohet shoferi 22-vjeçar pranon se ka edhe armë zjarri

Siguri

Vozitjet e rrezikshme në rrugën C në Prishtinë, arrestohet shoferi 22-vjeçar pranon se ka edhe armë zjarri

news image

Reth një orë më parë është prangosur personi që dyshohet se vozitste çdo natë në mënyrë të rrezikshme në rrugën C në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Rastin në polici e kishin denoncuar edhe banorët e lagjes.

Personi që u ndalua sonte rreth orës 21:00 në rrugën C në Prishtinë, është 22 vjeçar dhe ka inicialet M.H.

Sipas policisë, në telefonin e tij janë gjetur edhe disa fitografi ku shihet me armë zjarri, për të cilën i dyshuari ka deklaruar se ndodhet në lokalin e tij.

Këto informacione për Gazetën Sinjali i ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në orën 21:00 në rrugën C në Prishtinë, një njësi policore e stacionit policor Jugu, ka ndaluar një veturë me targa vendore e timpit BMw, e cila drejtohej nga qytetari me inicialet M.H., i lindur në vitin 1997. I njëjti është intervistuar nga policia dhe në telefonin e tij janë gjetur disa fotografi me armë zjarri dhe i njëjti ka pranuar se armën me të cilën është në fotografi e ka në lokalin e tij. Policia po merret me rastin”, tha Krasniqi.

Ende nuk dihet nëse i dyshuari për vozitje të rrezikshme dhe armëmbajtje do të dërgohet në mbajtje apo do të lirohet ‘në procedurë të rregullt’. /Gazeta Sinjali/