image Voziti me 257 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobitet me 300 euro shoferi

Siguri

Voziti me 257 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobitet me 300 euro shoferi

news image

Një shofer ka vozitur me shpejtësi prej 257 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova” më konkretisht në drejtimin për “Veternik”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përmes pamjeve të publikuara nga mediat ka arritur që ta identifikojë shoferin, ndaj të cilit edhe është shqiptuar gjobë prej 300 eurove, raporton Gazeta Sinjali.

“Duke u bazuar në video incizimet e publikuara në rrjete sociale ku shihet shoferi duke drejtuar automjetin në Autoudhën “Ibrahim Rugova”(Mazgit drejtimi Veternik) me shpejtësi 257 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h. Është arritur që të identifikohet shoferi, ku sot me datë 28.01.2022 i njëjti ka pranuar kundërvajtjen dhe në prezencën e tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, neni 56 pika 2, (gjobë 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjoba të tilla nga Policia e Kosovës janë duke vazhduar që të shqiptohen, falë ndihmës së mediave të cilat edhe po i bëjnë publike këto raste. /GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i makinë
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.