image Vozitësi me targa serbe pa "sticker" endet lirshëm rrugëve të Prishtinës

Politikë

Vozitësi me targa serbe pa “sticker” endet lirshëm rrugëve të Prishtinës

news image

Që nga shtatori i vitit 2021, Kosova ka filluar zbatimin e masës së reciprocitetit për vendosjen e letrave ngjitëse në automjetet të cilat kanë targa ilegale serbe, shkruan Gazeta Sinjali.

Pavarësisht përpikërisë së Policisë së Kosovës në muajt e parë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje e cila nuk lejonte as edhe një veturë të futej apo të lëvizte rrugëve të Kosovës pa vendosjen e letrave ngjitëse mbi simbolet e shtetit serb, duket se tashmë kur kanë kaluar dy vjet intensiteti për kontrollim të tyre ka rënë.

Kjo vërehet nga raportimet e shumta të qytetarëve të cilët kohëpaskohe shohin rrugëve të Kosovës targa të Serbisë pa letra ngjitëse.

Në pamjet e siguruara nga sinjalizuesi i Gazetës Sinjali, një veturë me targa serbe u pa teksa lëvizte lirshëm sot në Veternik të Prishtinës.

/GazetaSinjali/