image Aksident mes dy veturave në Veternik, pamje nga vendi i ngjarjes

Siguri

Aksident mes dy veturave në Veternik, pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur para pak momentesh në Veternik të Prishtinës.

Sipas pamjeve nga sinjalizuesit, dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ndërkohë njësitet policore nuk janë parë ende në vendin e ngjarjes.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/