image Prishtinalit në hall me mbeturinat, kundërmon Veterniku nga mbetjet e kafshëve- VIDEO

Sinjalizime

Prishtinalit në hall me mbeturinat, kundërmon Veterniku nga mbetjet e kafshëve- VIDEO

news image

Prishtina për vite me radhë vazhdon t’i ketë mbeturinat ndër problemet kryesore të kryeqytetit, pasi shumë lagje, trotuare, rrugica e parqe të komunës vazhdojnë të përballën më keqmenaxhim të tyre. Banorët shpesh ia lënë fajin Komunës, e aq shpesh edhe qytetarëve të cilët kanë mungesë të vetëdijesimit për hedhjen e mbeturinave në vendin e duhur, raporton Sinjali.

Së fundmi, një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka raportuar shqetësimin e tij nga aroma e rëndë që kundërmon si pasojë e hedhjes së eshtrave të kafshëve në kontejnerët në Veternik, të cilat sipas tij, vijnë prej qendrës tregtare “Albi Mall”.

Ai është shprehur se kundërmimi i rënd i mbeturinave tashmë është bërë hall i madh për ta.

Në pamjet të cilat i ka dërguar në Sinjal, shihet se në njërin prej kontejnerëve janë hedhur një numër i madh i eshtrave të kafshëve direkt në kontejner, pa i mbështjellur me asgjë.

Gjithmonë ekziston mundësia e përhapjes së sëmundjeve apo shkaktimi i ndonjë sëmundjeje nga kundërmimi i rëndë i mbeturinave, të cilat shpeshherë hidhen edhe nga kontejnerët.

/GazetaSinjali/