image Aksident trafiku mes pesë veturave në Veternik, katër të lënduar

Siguri

Aksident trafiku mes pesë veturave në Veternik, katër të lënduar

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Veternik, ku si pasojë e kësaj katër persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Gashi.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në Veternik. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha ajo.

/GazetaSinjali/