Ylli i Bayern Munichut dhe Polonisë, Lewandowski, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA për herë të dytë radhazi, duke kaluar përpara Messit dhe Salahut.
Lewandowski mori 48 pikë pas të gjitha votave nga kapitenët e ekipit kombëtar, trajnerët, mediat dhe tifozët, ndërsa Messi doli i dyti me 44 dhe Salah mori 39 pikë.
Për kë ka votuar Ronaldo?
Si kapiten i Portugalisë, Ronaldo u lejua të votonte për kandidatin e tij të preferuar për të fituar trofeun.
Lojtari i Manchester United i dha votën e tij më të mirë Lewandowskit, ndërsa e dyta dhe e treta shkuan për mesfushorët e Chelseat, N’Golo Kante dhe Jorginho.
Ronaldo nuk e votoi kundërshtarin e tij të kamotshëm, Messin, e as ish-bashkëlojtarin, Benzeman.
Për kë ka votuar Messi?
Kapiteni i Argjentinës Messi nuk votoi për asnjërin nga kolegët e tij finalistë për të marrë çmimin, e po ashtu as për rivalin e tij të përbetuar, Ronaldon.
Në vend të kësaj, ai i dha votën e tij kryesore Neymar dhe e dyta shkoi te një tjetër yll i PSG-së, Kylian Mbappe.
Ndërkohë, Messi emëroi sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, si favoritin e tretë të tij për t’u kurorëzuar si lojtari më i mirë në vitin 2021. /Gazeta Sinjali Sporti/