image Votat e fundit të numëruara nga KQZ: Dy parti që ishin në Qeveri janë në hall të madh

Kosovë

Votat e fundit të numëruara nga KQZ: Dy parti që ishin në Qeveri janë në hall të madh

news image

Janë numëruar 84.22 për qind e votave, e sipas rezultatit preliminar, koalicioni Nisma – AKR del se nuk do ta kalojë pragun.

Koalicioni mes Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit, ka rënë nën 5 për qind, e sipas këtij rezultati, Nisma e AKR-ja nuk do të mund të hyjnë në Kuvend.

Deri tash ky koalicion ka marrë 33.734 vota, ndërsa i duhen rreth 43.000 vota që të arrijë 5 për qindëshin.