image Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për të de-përshkallëzuar situatën në Kosovë

Politikë

Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për të de-përshkallëzuar situatën në Kosovë

news image

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka thënë se ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për de-përshkallëzimin e situatës në Kosovë, një udhërrëfyes në të cilin të dyja palët kanë punuar në fillim të këtij viti.

“Unë u bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht thelbësore për të ecur përpara në mënyrë paqësore,” tha presidentja e KE kur u pyet se si do ta komentonte situatën në veri të Kosovës dhe nëse BE-ja do të angazhohet më fuqishëm dhe do të ndikojë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të pranojë planin e BE-së për deeskalimin e situatës dhe tërheqjen e njësive speciale.

Në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, von der Leyen theksoi se është e qartë se Beogradi dhe Prishtina duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër.

/GazetaSinjali/