Eurodeputetja Viola von Cramon, ka thënë se ndihet e pikëlluar që s’do të mbahet Festivali “Sunny Hill”, në Prishtinë.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, këtë gjë e ka vlerësuar si gabim strategjik të qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Jam e pikëlluar që Festivali “Sunny Hill” s’do të mbahet në Prishtinë këtë verë. Është një gabim strategjik pasi që sjell njerëz në Kosovës dhe promovon rininë. Qeveria e Kosovës do të duhej ta siguronte “Sunny Hillin” që të mbahej në Prishtinë dhe shpresoj që do të rikthehet aty”, ka shkruar Von Cramon.
Zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë ka marrë kritika nga opinioni publik në Kosovë.
Opozita ka akuzuar qeverinë se ia ka pamundësuar organizatorëve të festivalit, që ta mbajnë atë në Prishtinë këtë verë.