image Von Cramon për Xhafer Devën: Ai me milicinë e tij kreu krime ndaj hebrenjve, serbëve e shqiptarëve

Kosovë

Von Cramon për Xhafer Devën: Ai me milicinë e tij kreu krime ndaj hebrenjve, serbëve e shqiptarëve

news image

Eurodeputetja Viola von Cramon ka kundërshtuar restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Deputetja gjermane në Parlamentin Evropian është rreshtuar krah ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë i cili kritikoi Ministrinë e Kulturës për këtë vendim.

Von Cramon ka shkruar se Deva ka qenë bashkëpunëtor i regjimit nazist dhe e kaluara sipas saj s’duhet të mbulohet.

“Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut më shqetëson personalisht dhe ngrit shumë shqetësime. Lustrimi i së kaluarës dhe shtrembërimi i fakteve për bashkëpunëtorin e njohur nazist të divizionit të 21-të SS ‘Skanderbeg’ s’duhet të bëhet”, ka shkruar Von Cramon.

Sipas saj, Deva me milicinë e tij kanë kryer krime ndaj hebrenjve, serbëve e shqiptarëve

“S’duhet të ketë vend për ndryshim të historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe mohimit të holokaustit. Në vend kësaj, kjo duhet të shfrytëzohet si mundësi për t’u përballur me të kaluarën dhe të lejojë të gjitha komunitetet në Kosovë të bëhen bashkë për të krijuar një narrativë të përbashkët që është përfshirëse dhe e bazuar në fakte për bashkëpunëtorët lokalë të nazistëve që kryer krime kundër hebrenjve, serbëve, shqiptarëve dhe të tjerëve nga divisioni SS ‘Skanderbeg’ dhe forcat ushtarake të Devës”, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/