image Von Cramon: Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar, të bëhet sa më shpejt që është e mundur

Kosovë

Politikë/ Von Cramon: Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar, të bëhet sa më shpejt që është e mundur

news image

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon ka kërkuar nga Këshilli Evropian liberalizimin e vizave për Kosovën “sa më shpejt që është e mundur”.

Von Cramon përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo gjë është vonuar të ndodhë.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar. Secili e di këtë gjë. Këshilli Evropian duhet t’ia japë dritën e gjelbër qeverisë në Kosovë rreth kësaj çështjeje të rëndësishme, “sa më shpejtë të jetë e mundur. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar”./Gazeta Sinjali/