image Von Cramon i reagon Borrellit: BE-ja duhet të përkrahë shtetet që po luftojnë krimin e organizuar

Politikë

Von Cramon i reagon Borrellit: BE-ja duhet të përkrahë shtetet që po luftojnë krimin e organizuar

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, pas deklaratës së tij për aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Ajo ka thënë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja, s’ka të bëjë me operacionet e Policisë, shkruan Sinjali.

“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

/GazetaSinjali/