image Borrell: Të papranueshme aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara - Sinjali

Borrell: Të papranueshme aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara

news image

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të vendit duhet të ndalen menjëherë. Tutje ai ka shtuar se veprimet e njëanshme që e rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.
Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme.”

“Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar ai në Twitter.

Këtë postim të Borrellit në Twitter e ka shpërndarë edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin