image Vuçiq: Do t'i paraqes Borrellit një raport për gjendjen shëndetësore të serbëve të arrestuar në Kosovë

Politikë

Vuçiq: Do t’i paraqes Borrellit një raport për gjendjen shëndetësore të serbëve të arrestuar në Kosovë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se zyrtari ndërlidhës ka vizituar serbët e arrestuar në Kosovë dhe se raportin për gjendjen e tyre shëndetësore do ta çojë në takimin me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell, që do të mbahet në Bruksel sot.

Vuçiq ka shtuar se kryeministri Albin Kurti dhe Kosova po sillen në atë mënyrë që vazhdojnë me ngacmimet, arrestimet dhe persekutimet ndaj serbëve, ndërsa në anën tjetër thonë se një ditë do të ketë zgjedhje.

“Dragishin që është arrestuar në Graçanicë, nuk ka njeri që nuk ka thënë se sa njeri i mirë është. Qëllimi është që serbët të dëbohen nga e gjithë Kosova, po flasim për një ndjekës të Adem Demaqit, për Enveristin, po flasim për njerëz që nuk janë të interesuar për paqen”, thekson Vuçiq.

/GazetaSinjali/