image Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi: Takim i rëndësishëm mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

Politikë

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi: Takim i rëndësishëm mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

news image

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë sot se është e rëndësishme dhe inkurajuese që së shpejti do të mbahet takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq  në Bruksel, ku do të diskutohet edhe propozimi evropian.

“Të gjithë liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë dërguar një mesazh shumë të fortë ditët e fundit se kjo është një mundësi historike dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pritshmëri të mëdha që të mund të përparojmë në procesin e normalizimit dhe presim rezultatet e atij takimi”, tha ai, raporton Danas.

Më 27 shkurt në Bruksel, kryediplomati evropian Josep Borrell, ka ftuar në takim kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u tha ditë më parë në njoftimin për takim të BE-së.

/GazetaSinjali/