image Von Cramon e thotë troç: Qeveria Kurti nuk e ka prioritet dialogun

Politikë

Von Cramon e thotë troç: Qeveria Kurti nuk e ka prioritet dialogun

news image

Raportuesja e Parlamentit Evropian Viola Von Cramon gjatë një debati në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme rreth drafteve të raporteve për Kosovën dhe Serbinë, ka thënë se Qeveria aktuale në Kosovë, nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë.

“Fatkeqësisht, pavarësisht energjisë së re me emërimin e emisarit të BE-së për dialog, më dëshpërim  mësoj se dialogu i lehtësuar nga BE me Serbinë, që mbetet parakusht për integrimin e Kosovës në BE, nuk është prioritet për Qeverinë aktuale”, ka thënë Von Cramon.

Ajo ka shtuar se dialogu duhet të shndërrohet në prioritet dhe Kosova duhet të përfitojë nga momentumi i ri i bashkëpunimit SHBA-BE.

“Dialogu duhet të bëhet prioritet politik dhe nuk duam që Kosova të shihet nga partnerët e saj kyç ndërkombëtarë, si një palë më pak konstruktive në dialog. Në vend të kësaj duam ta shohim Kosovën të bëjë hap të mëtejmë në konkretizimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë, targat e veturave dhe personat e pagjetur . Tutje Kosova duhet të shfrytëzojë dritaren e re mundësive me aleatët e saj derisa ka një bashkëpunim të plotë transatlantik për dialogun”.

/GazetaSinjali/