Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka rikthyer kohën kur Kosova u ndesh me Anglinë në Southampton.
Atë ndeshje Kosova e kishte humbur me rezultat 5:3, por befasoi botën për të mire me paraqitjen fantastike që e pati.
“Puna e mposht talentin” – shkroi Vojvoda në profilin e tij bashkëngjitur një fotoje në luftë për top me Marcus Rashford.
Kosova nuk pati fat të kualifikohet në Kampionatin Evropian përmes eleminatoreve, ndërsa do ta ketë edhe një mundësi përmes Play-offit të Ligës së Kombeve./Gazeta Sinjali/