Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror ndaj Greqisë në Athinë.
Para ndeshjes, në konferencë për media doli Mërgim Vojvoda i cili tha se do të japin maksimumin, si dhe kërkoi falje për rezultatet e dobëta.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe ne përpiqemi të japim maksimumin. Është shumë më e rëndësishme që të marrim tre pikë këtu ndaj Greqisë. Mendoj se kemi pasur mundësi të bëjmë edhe më shumë gjatë këtyre kualifikueseve. Nuk jemi aty ku mendonim dhe kërkojmë falje për këtë”, tha Vojvoda.
Përballja ndaj Greqisë luhet nesër në Athinë me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Sinjali Sporti/