image Vogëlushja që shpëtoi nga tërmeti për shkak të festës së ditëlindjes

Rajon

Fati/ Vogëlushja që shpëtoi nga tërmeti për shkak të festës së ditëlindjes

news image

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kujton sot 107-vjetorin e Forcave të Armatosura, që këtë vit i gjen ndryshe nga herët e tjera, në një gjendje të jashtëzakonshme, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Nisur nga kjo situatë, edhe ministrja uron ndryshe përvjetorin e FA, teksa publikon në “Facebook” një histori mjaft prekëse, por njëkohësisht dhe të bukur. Në videon e publikuar nga ministrja, shfaqet vogëlushja Klea Pushi, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës.

Por, fati e ka dashur që vogëlushja të jetojë, pasi ditën kur ra tërmeti ajo ndodhej në Tiranë, për të festuar 9-vjetorin e saj. Shtëpia e saj ndodhej ngjitur me pallatin 6-katësh, që u shkatërrua totalisht.

“107-vjetori i gjen Forcat e Armatosura më pranë komunitetit se ndoshta kurrë më parë! Ndihmën e pazëvendësueshme të Forcave të Armatosura ndaj komunitetit e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit. Një popull i tërë ju është mirënjohës sot e gjithmonë, ju heronjve të heshtur që mbërrini të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi. 107 vjet Forcë e Armatosur, simbol i përkushtimit dhe sakrificës! #107VjetFA????????”, shkruan ministrja.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/536085943900746/?t=0