image Vodhi veturën dhe e shiti në hekurishte, arrestohet një person në Viti

Siguri

Vodhi veturën dhe e shiti në hekurishte, arrestohet një person në Viti

news image

Një person është arrestuar në Viti i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen e një veture.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se i dyshuari është B.R., (1983), i cili me 24 janar në Pozheran kishte vjedhur një veturë “Pikap Renault”, të cilën edhe e kishte shitur në një hekurishte, raporton Gazeta Sinjali.

“Ai dyshohet se me  datë: 24.01.2022 në Pozheran, komuna Viti kishte vjedhur veturën  “Pikap Renault”  dhe të njëjtën e kishte shitur në një deponi për grumbullimin e hekurishteve në fshatin Pasjak”, tha ai.

I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse vetura i është kthyer pronarit./GazetaSinjali/