image Vodhi një çift të moshuarish nën kërcënimin e sopatës, arrestohet 47-vjeçari në Fier

Shqipëri

Vodhi një çift të moshuarish nën kërcënimin e sopatës, arrestohet 47-vjeçari në Fier

news image

Policia në Fier ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili ishte futur me forcë duke thyer derën e shtëpisë së shtetasit V. P., 70-vjeç dhe nën kërcënimin e një sopate ka arritur të marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 23:00.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, policia ka arritur që të bëjë identifikimin e autorit dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kërkimesh ka lokalizuar dhe ka arrestuar në flagrancë shtetasin 47-vjeçarin me iniciale P.Dh., banor i Pishës.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale paratë dhe mjetin prerës sopatë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./Gazeta Sinjali/