image Zhduket motoçikleta nga parkingu i një objekti banesor në Fushë Kosovë, pronari siguron pamje të personave që dyshohet se e morën

Sinjalizime

Zhduket motoçikleta nga parkingu i një objekti banesor në Fushë Kosovë, pronari siguron pamje të personave që dyshohet se e morën

news image

Një motoçikletë është raportuar e vjedhur në Fushë Kosovë, ndërsa pronari ka arritur të sigurojë edhe pamje ku dyshohet se shihen personat që e kanë marrë atë, raporton Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besa Besë”, ku D. B. kishte parkuar motoçikletën e tij pranë objektit banesor “Apollonia 22”.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, ankuesi ka deklaruar në Polici se motoçikletën e kishte lënë në parking më 5 qershor, rreth orës 17:00-18:00, ndërsa më 7 qershor, rreth orës 14:00, kishte vërejtur se ajo nuk ndodhej më në vendin ku e kishte parkuar.

Bëhet fjalë për një motoçikletë me ngjyrë të kaltër, e cila në dokumentacion figuron e regjistruar me ngjyrë të gjelbër. Pronari ka deklaruar se për mjetin ishte kryer procedura e doganimit, por ende nuk ishte regjistruar.

Burimet kanë bërë me dije se ankuesi ka dorëzuar edhe një videoincizim të siguruar nga familjarët e tij, ku shihet motoçikleta duke lëvizur dhe duke u drejtuar nga dy persona. Sipas dyshimeve fillestare, personat që shfaqen në pamje mund të jenë të mitur.

Vlera e dëmit të shkaktuar, sipas pronarit, arrin në rreth 500 euro.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/