image Vodhi kuletën me rreth 13 mijë euro, arrestohet një femër si e dyshuar

Siguri

Vodhi kuletën me rreth 13 mijë euro, arrestohet një femër si e dyshuar

news image

Është arrestuar një femër në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se ka kryer veprën ‘Vjedhje e rëndë’, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se e dyshuara kishte shkuar në banesën e viktimës dhe i kishte vjedhur asaj kuletën në të cilin gjendeshin 12,800 euro, si dhe disa dokumente tjera.

Gjithashtu Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë rreth orës 17:30. / Gazeta Sinjali/