image Vodhi kabllo me vlerë 1 mijë e 300 euro, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Siguri

Vodhi kabllo me vlerë 1 mijë e 300 euro, arrestohet një person në Fushë Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka vjedhur kabllo me vlerë prej 1 mijë e 300 eurosh në Fushë Kosovë.

Pronari i kabllove është ankuar në polici pasi ka vërejtur mungesën e tyre.

Ndërkaq, në raportin e policisë, thuhet se i dyshuari përveç kabllove ka vjedhur edhe gjësende të tjera.

Ngjarja ka ndodhur dje gjatë ditës, rreth orës 15:00.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./ Gazeta Sinjali/