image Vodhi duhan në vlerë mbi 6 mijë euro, arrestohet i dyshuari pas 10 ditësh në Graçanicë

Siguri

Vodhi duhan në vlerë mbi 6 mijë euro, arrestohet i dyshuari pas 10 ditësh në Graçanicë

news image

Një person është arrestuar dje në Graçanicë pasi i njëjti dyshohet se 10 ditë më parë kishe vjedhur duhan në vlerë mbi 6 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Mësohet se personi në fjalë ka qenë i punësuar në dyqanin ku ka ndodhur vjedhja.

Policia ka arrestuar një të dyshuar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje të duhanit (cigareve) në vlerë 6436 € nga një dyqan. I dyshuari ka qenë i punësuar në dyqanin ku ka kryer vjedhjen”, njofton Policia.

Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/