image Ia vodhën 8500 euro derisa ishte duke provuar rroba në kabinë (Video)

Rajon

Ia vodhën 8500 euro derisa ishte duke provuar rroba në kabinë (Video)

news image

Një video që është shpërndarë në rrjetet sociale shfaq një grua e cila arrin të vjedhë 8500 euro në një qendër tregtare në Beograd.

Gruaja fillimisht shikoi veshjet dhe në një moment iu kthye çantës që ishte në tavolinë dhe vodhi paratë që i gjeti në një çantë.

Burri të cilit iu vodhën paratë ka thënë se kishte ardhur nga shtetet perëndimore dhe se një pjesë e tyre ishin destinuar për operacionin e gruas së mikut të tij.

Ai ishte në kabinë derisa e dyshuara ia vodhi paratë.

/GazetaSinjali/