image Pamje nga vjedhja e një marketi në Prizren, hajnat e maskuar “avullojnë” arkën me para - VIDEO

Siguri

Pamje nga vjedhja e një marketi në Prizren, hajnat e maskuar “avullojnë” arkën me para – VIDEO

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Të dyshuarit shpesh herë arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, duke mos u arritur që të identifikohen nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit në një dyqan në fshatin Lubizhtë, në magjistralen Prizren-Suharekë, ku dy persona janë parë duke vjedhur.

Nga një video të dërguar nga sinjalizuesit, shihet se si dy persona vjedhin në “Market Mali”, duke marrë marrë arkën e parave dhe largohen.

Sipas sinjalizuesit, në të njëjtën kohë janë vjedhur edhe dy dyqane të tjera, po në të njëjtën rrugë.

Sinjali mëson se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet.

Videon mund ta shikoni më poshtë:

/GazetaSinjali/