image Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Vushtrri

Siguri

Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Vushtrri

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona pasi që të njëjtit dyshohet se gjatë natës së kaluar në një dyqan në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri, kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit Policia ka gjetur dhe sekuestruar disa nga gjërat e vjedhura të cilat do të procedohen si dëshmi për veprën penale.

Pas procedurave të intervistimit, për njërin nga të dyshuarit që kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/