Një person është arrestuar dje në Graçanicë pasi i njëjti dyshohet se 10 ditë më parë kishe vjedhur duhan në vlerë mbi 6 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.
Mësohet se personi në fjalë ka qenë i punësuar në dyqanin ku ka ndodhur vjedhja.
“Policia ka arrestuar një të dyshuar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje të duhanit (cigareve) në vlerë 6436 € nga një dyqan. I dyshuari ka qenë i punësuar në dyqanin ku ka kryer vjedhjen”, njofton Policia.
Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/