image Vodhi ari dhe para në vlerë të 31 mijë eurove, Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit

Siguri

Vodhi ari dhe para në vlerë të 31 mijë eurove, Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit

news image

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë në kapjen e një personi që është i dyshuar për vjedhje të rëndë në fshatin Shirok të Suharekës në vlerë të 31 mijë eurove.

Në njoftimin e PK-së thuhet se i dyshuari dhe persona të tjerë kanë vjedhur stoli ari në vlerë të 20 mijë eurove dhe para të gatshme në 11 mijë euro.

“Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit  që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për I identifikimin e personit të dyshuar. Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite  që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të  dyshuarit”.

“Me qëllimin që të zbulohet sa më parë vendndodhja dhe identiteti i tij, nga  Prokurori i Shtetit lëshohet  “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë . Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”.

/GazetaSinjali/