image Vodhi afër 12 mijë euro dhe sulmoi zyrtarët policorë, një muaj paraburgim për prishtinasin

Drejtësi

Vodhi afër 12 mijë euro dhe sulmoi zyrtarët policorë, një muaj paraburgim për prishtinasin

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit F.H. për veprave penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Gjykatës i pandehuri F.H. me datë 29.06.2021, në Prishtinë, me qëllim që me përvetësimin e pasurisë së huaj të luajtshme, vetit t’i sjellë përfitim të kundërligjshëm, në bashkëkryerje dhe me dy persona tani për tani të panjohur janë afruar afër derës së automjetit të dëmtuarit E.B.

Tutja sipas njoftimit në atë moment i dyshuari ka hapur derën me forcë, ka arritur që të futet brenda dhe nga aty ka vjedhur një çantë në vlerë rreth 1,000 euro një kuletë në vlerë rreth 100 euro, në të cilin kishte dokumente personale të dëmtuarit , një çantë të vogël në vlerë prej 100 euro në të cilën kishte 700 euro para të gatshme si dhe një orë dore të tipit “ Roleks “, në vlerë rreth 10.000 euro.

Ndërkaq ndaj të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se me datë 03.08.2021 rreth orës 00:40 në Prishtinë , ai ka sulmuar zyrtarët policorë, tani të dëmtuarit L.K. dhe A.S., gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, në atë mënyrë që derisa zyrtarët policor tentojnë ta arrestojnë të pandehurin, i njëjti me veturën e tij kishte tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes, mirëpo kishte shkaktuar aksident të komunikacionit duke goditur një automjet tjetër, e më pas kur zbret nga automjeti i tij me dashje i sulmon dy zyrtarët policor me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, me që rast të njëjtit pësojnë edhe lëndime trupore.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nëse gjendet në liri, do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke tentuar të fshehë ndryshoj ose  falsifikoj provat ku në rastin konkret është pesha e veprave penale, mënyra e kryerjes se veprës ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe rreziku se i njëjti mund të përsërit kryerjen e veprave penale të llojit të njëjtë apo  vepra tjera penale ,pasi që sipas të kaluarës së tij kriminale i njëjti ka të hapura rreth 255 raste, ku shumica prej tyre janë vepra penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë, me që rast i pandehuri dyshohet se i ka kryer në tërë territorin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

/Gazeta Sinjali/