image Vodhën pjesë të makinerive të rënda në një punishte, arrestohen pesë persona në Prishtinë

Siguri

Vodhën pjesë të makinerive të rënda në një punishte, arrestohen pesë persona në Prishtinë

news image

Pesë persona janë arrestuar nga Policia pasi që të njëjtit kanë vjedhur pjesë të makinerive të rënda nga punishtja “SHPK Maliqi” në Slivovë të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 08:45.

Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë vjedhur pjesë të makinerive të rënda nga një punishte. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia./Gazeta Sinjali/