image Vodhën nga fondet e BE-së, arrestohen rreth 100 persona në Itali

Botë

Botë/ Vodhën nga fondet e BE-së, arrestohen rreth 100 persona në Itali

news image

Policia italiane ka njoftuar të mërkurën se e ka shkatërruar një rrjet mafioz në Sicili. Këta të fundit dyshohen për keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian, që ishin të dedikuara për fermerët.

Prokurorët italianë besojnë se grupi mafioz “Tortorici”, i ka përfituar rreth dhjetë milionë euro përmes mashtrimeve nga Bashkimi Evropian.

Gjithsej, 94 persona u arrestuan, ndërsa 151 biznese të lidhura me anëtarët e këtij grupi janë bllokuar. Në mesin e të arrestuarve janë udhëheqësit e dy familjeve mafioze, një noter, disa ndërmarrës dhe administratorë publikë, të cilët e kishin për detyrë t’i ndihmonin fermerët për të pasur qasje në fondet e BE-së, njoftuan autoritetet.

Ky klan kishte deklaruar se posedon toka private, ndonëse në të vërtetë ato ishin në pronësi publike. Në këtë mënyrë, këta persona kishin përfituar miliona euro nga Bashkimi Evropian.

“Në vend se të përdoreshin për zhvillimin e bujqësisë në këtë rajon, fondet përfunduan në dorën e grupit mafioz”, tha prokurori i Mesinës, Maurizio de Lucia.

Sipas “France24”, gjykata vendosi që 48 persona të arrestuar t’i dërgojë në burg, ndërsa për pjesën tjetër është marrë masa e arrestit shtëpiak./Gazeta Sinjali/