image Vlorë/ 46-vjeçari u gjet i pajetë, të çara me sëpatë në kokë

Shqipëri

Vlorë/ 46-vjeçari u gjet i pajetë, të çara me sëpatë në kokë

news image

Altin Alikaj është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Vlora nga nëna e tij. Sipas burimeve të abcnews ai është goditur me sëpatë në kokë.

Burimet flasin për një plan të frikshëm. Dyshohet se është ulur automati i dritave dhe janë helmuar edhe qentë e komshinjve për të mos bërë zhurmë.

46-vjeçari dyshohet se ndodhej i vrarë në shtëpi prej disa ditësh dhe njihej si përdorues droge.

Policia e Vlorës njoftoi ditën e sotme se trupi i pajetë i Alikajt u gjet nga nëna e tij në lagjen 24 Maji.

46-vjeçari ishte shpallur i humbur prej 8 ditësh.

/GazetaSinjali/