Vlora Çitaku, ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi nga forcat serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ndonëse kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e tyre, Çitaku thotë se vrasësit kanë mbetur akoma pa u ndëshkuar.
”Katër vëllezërit praktikuan një short duke tërhequr fije kashte për të vendosur kush qëndron me prindërit, derisa të tjerët shkojnë dhe luftojnë për lirinë. Vëllezërit Bytyqi u ekzekutuan nga forcat serbe pas përfundimit të luftës në Kosovë. 22 vjet më vonë, vrasësit e këtyre amerikanëve mbeten të pandëshkuar”, shkroi Çitaku në Twitter./Gazeta Sinjali/