Ambasadorja e dorëhequr nga Uashingtoni, Vlora Çitaku ka reaguar duke postuar në Twitter dy fotografi të familjes Jashari.
Çitaku ka publikuar një fotografi të fëmijëve ku thotë që nuk patën mundësi të rriten.
Ajo ka theksuar që 22 vjet më parë kanë vdekur 59 anëtarë të familjes Jashari nga forcat serbe.
Gjithashtu, Çitaku ka bërë publike edhe një fotografi të Adem Jasharit me gruan e tij Adile Jasharin.
Kujtojmë, që sot me 5 mars përkujtohet Epopeja e UÇK-së, për shkak të vetësakrificës që bënë Adem Jashari me familje./ Gazeta Sinjali/