Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, për herë të parë ka folur për takimin “sekret” që ishte mes LDK-së dhe VV-së e që ka rezultuar të jetë kthesa e pajtimit mes LDK-së dhe VV-së, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo ka thënë se të enjten kishte pasur një darkë në një ambient tjetër ku ajo së bashku me Lutfi Hazirin ishin takuar me Albin Kurtin dhe Besnik Bislimin. Në atë takim ajo ka thënë se nuk kishte qenë Isa Mustafa dhe Besnik Bislimi.
“Kthesa ishte në një takim të përbashkët mes meje Lutfi Hazirit dhe prej VV-së ka qenë Besnik Bislimi dhe Albin Kurtin”
“Ky takim ka qenë të enjten për shkak se të dielën është arritur marrëveshja dhe në këtë takim ka qenë kthesa e madhe e kësaj marrëveshje”
“Aty kemi biseduar mënyrën më të sinqertë se çfarë ndodhë nëse nuk ndodhë ajo marrëveshje dhe si do të dalim para qytetarëve”, ka deklaruar ajo në ktv.
Më tutje ajo ka treguar arsyet që çuan deri në pajtimin e dy partive.
“E mirëkuptonim që partitë tona mund të dëmtoheshim nëse lëshonim pe, por kurrë nuk do ta kishim mirëkuptimin e qytetarëve të Kosovës nëse nuk arrinim marrëveshje për shkak se dëmi ishte shumë më i madh për qytetarët, sesa dëmi ndaj partive. Takimi nuk ka qenë në fshehtësi tash nuk po e përmendi dhe ka qenë pas një takimi zyrtar që kishim”, ka deklaruar Osmani./Gazeta Sinjali/