Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani në konferencën e thirrur për media tha se akoma nuk ka fitues, deri në numrimin e votës së fundit.
Po ashtu Osmani tha se nuk mund t’i urojë fitoren Albin Kurtit pa u numëruar edhe vota e fundit.
“Sonte nuk mund të shpallet fituesi, duhet të pritet deri në numrimin e votës së fundit. Besoj që nesër pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës, mund të dalim me rezultatet. Dallimi është 0.7 përqind. Natyrisht që në fund do ta respektojmë vullnetin e sovranit. Vetëm pasi të numërohet edhe vota e fundit, atëherë mund të flasim për koalicionin. Përveç me PDK-në, me parti të tjera mund të bisedojmë”, tha ajo.
Sipas saj, më e rëndësishme është që opozita e deri sotme ka mposhtur partitë në pushtet, PDK-në.