image Vjosa Osmani tregon çka po e pengonte dhe kush punoi më së shumti për koalicionin me VV-në

Kosovë

Koalicion/ Vjosa Osmani tregon çka po e pengonte dhe kush punoi më së shumti për koalicionin me VV-në

news image

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për negociatat mes LDK-së dhe VV-së për arritjen e koalicionit. Ajo ka thënë se nuk ka asnjë njeri që ka punuar më shumë se ajo për t’u arritur koalicioni LDK-VV, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo fillimisht ka thënë se gjatë kohës së fundit nuk ka preferuar të flas për pengesat e koalicionit, për shkak se sipas saj po pengohej ky koalicion në atë mënyrë. Ka thënë se debatet e fundit po e vështirësonin shumë koalicionin.

“Kam heshtur për shkak se kam dëshiruar të bëhet koalicioni dhe kur vërtetët e dëshiron e beson dhe dëshiron të punosh për një qëllim i caktuar dhe ndërkohë ki mospajtime të ndryshme me partnerin e mundshëm të koalicionit, duhet të veprosh siç duhet. Në momentin që del dhe i thua në publik, kjo mundet vetëm të shkaktoj përçarje”.

“Unë kam besuar që ajo ka qenë gabim dhe kanë qenë deklaratat e kësaj periudhe që e bënin shumë të vështirë për neve ato bisedime në salla të kuvendit. Jam munduar që asnjë prej deklarimeve mos t’i marr personale”, ka deklaruar Osmani.

Më tutje ajo ka thënë edhe nga LDK edhe nga VV të gjithë e din se askush nuk ka punuar më shumë sesa ajo për koalicionin me partinë e Albin Kurtit.

“Dallimet kanë qenë të rëndësishme, por në krahasim me atë që synonim mbetshin triviale. Unë i dëgjoja edhe në takime ato dallime, por më pas kthehesha dhe thosha pse jemi ulur me ta”.

“Edhe LDK edhe nga LVV din fare mirë që askush nuk është munduar më me sinqeritet sesa unë të punojë për këtë koalicion. Këtë e din të dy paritë dhe madje më është thënë që po mundohesh së tepërmi sa që edhe po e dëmton”, ka deklaruar Osmani./Gazeta Sinjali/.