image Vjosa Osmani përmend deklaratat që e dëmtuan atë në zgjedhjet e 6 tetorit

Kosovë

Zgjedhje/ Vjosa Osmani përmend deklaratat që e dëmtuan atë në zgjedhjet e 6 tetorit

news image

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është dëmtuar gjatë fushatës zgjedhore nga deklaratat e kundërshtarëve të saj se gjoja ajo, ndonëse kandidate për kryeministre, nuk mund të marrë vet vendime.

Osmani ka thënë se kundërshtarët e saj edhe dolën të suksesshëm në fushatën e tyre kundër saj, duke e dëmtuar atë dhe partinë në vota.

“Votuesi u keqinformua”, është shprehur ajo në T7, duke thënë se kundërshtarët e saj megjithatë e dinin se ajo që thoshin s’ishte e vërtetë.

“Pata hapësirë të madhe për të marrë vendime. E gjithë partia ma dha mbështetjen e plotë”, ka deklaruar Osmani.

Në anën tjetër kur është pyetur ajo se kush vendos për koalicion me VV-në, ajo ka thënë se një vendim i tillë merret nga strukturat e LDK-së dhe se nuk ka vetëm një person që vendos për këtë gjë./Gazeta Sinjali/