image Vjosa Osmani: Pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë jam më optimiste për koalicion me VV-në

Kosovë

Koalicion/ Vjosa Osmani: Pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë jam më optimiste për koalicion me VV-në

news image

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar optimiste për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas vizitës që shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, i ka bërë LDK-së, Osmani ka thënë para mediave se ka ende shpresë për koalicion me VV-në, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka thënë se është më optimiste për koalicion me VV-në pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së LDK-së.

“Në Kryesinë e LDK-së dje është përcaktuar qartë dhe unanimisht që LDK negocion vetëm me VV-në për një qeveri të ardhshme, ashtu siç kemi bërë deri më tash dhe në asnjë mënyrë nuk kemi diskutuar ndonjë opsion tjetër”.

“Pra nuk ka pasur ndonjë kundërshtim në mbledhjen e djeshme të Kryesisë dhe nuk besojë se do të ishte e mirë për vendin. Jo vetëm për shkak të gabimeve të qeverisë së PAN-it, por edhe për shkak se u kemi dhënë fjalën votuesve tonë”, ka deklaruar ajo, transmeton Gazeta Sinjali

Më tutje ajo ka thënë se të gjithë anëtarët e LDK-së kanë qenë pro marrëveshjes për koalicion të mundshëm me VV-në. Po ashtu ajo ka bërë thirrje që të lihen anash fajësimet.

“Ne jemi tejet të interesuar që sa më shpejt të arrihet marrëveshja me VV-në dhe secili anëtarë ka shprehur vullnetin e tij për këtë çështje dhe të eliminohen keqkuptimet që janë krijuar deri më tani dhe siç kam thënë edhe më herët këto pak ditë duhet të shfrytëzohen nga ne dhe partneri ynë i ardhshëm qeverisës, duhet të lihen anash fajësimet për shkak se kjo është e parëndësishme, në krahasim me krijimin e Qeverisë së ardhshme”, ka thënë ajo.

Kur është pyetur se a është e gatshme LDK-ja të heq dorë nga posti i kryeparlamentarit, ajo ka thënë se një gjë të tillë nuk mund ta thotë në asnjë mënyrë.

“Nuk e thash një gjë të tillë e thash, që ne jemi të interesuar t’i kthehemi tavolinës së diskutimeve me qëllim që të arrihet marrëveshjes. Qëllimi është i arritjes së marrëveshjes përfshirë edhe propozimet e fundit të cilët duan tejkalimin e ngërçit”.

“LDK ka vullnet të plotë edhe në mbledhjen e kryesisë së djeshme është diskutuar koalicion i mundshëm me VV-në. Nuk dua të flas hipotetikisht, por që nga dje pas mbledhjes së Kryesisë kam më shumë shpresë për arritjen e marrëveshjes sesa që kisha ditët e fundit”, ka deklaruar ajo./Gazeta Sinjali/