image Vjosa Osmani nis sot vizitën në Bruksel

Politikë

Vjosa Osmani nis sot vizitën në Bruksel

news image

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani nis sot vizitën dyditore në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë këtyre dy ditëve, ajo do të takojë zyrtarë evropianë me të cilët do të diskutojë për dialogun dhe proceset integruese të vendit.

Në mesin e zyrtarëve evropianë, Osmani do të ketë një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Po ashtu, Osmani, gjithashtu do të takohet edhe me Olivér Várhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja e Kosovës, do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së. 

“Ndërkaq të martën mbrëma, zonja Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajčăk, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd. Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stéphanie D’Hose”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e presidencës./Gazeta Sinjali/