image Vjosa Osmani në OKB: Serbia ende fle në varreza masive

Politikë

Vjosa Osmani në OKB: Serbia ende fle në varreza masive

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, ka ftuar shtetin serb që të hapë varrezat masive, ky dyshohet se janë varrosur shqiptarët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Osmani para Këshillit të Sigurisë tha se Serbia fle në varreza masive.

“Republika e Kosovës nuk shkon askund. Jo vetëm ne, por edhe populli juaj ka vuajtur nga ju. Serbia ende fle në varreza masive. E ftoj Serbinë që të hapë këto varreza. Ne dëshirojmë që nënat tona të kenë një vend ku t’i lënë lulet”, tha ajo.

Në fjalën e saj, e para e vendit përmendi edhe 20 mijë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe kërkoi që Serbia të ndalojë së mohuari krimet e luftës që i ka kryer në Kosovë./Gazeta Sinjali/