image Vjosa Osmani: Koalicioni LDK-VV nuk ka qenë kurrë më afër

Kosovë

Politikë/ Vjosa Osmani: Koalicioni LDK-VV nuk ka qenë kurrë më afër

news image

Vjosa Osmani që në zgjedhjet e fundit ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, ka thënë se koalicioni LDK-VV nuk ka qenë kurrë më afër.

Ajo situatën mes LDK-së dhe VV-së e ka quajtur tejet normale duket thënë se dy muaj kanë punuar për planin qeverisës, ndërsa ka pasur vetëm dy takime për ndarjen e përgjegjësive.

“Ajo çfarë po ndodhë tash është krejt normale, nëse i shihni edhe vendet demokratike dhe është diçka e zakonshme. Për dy muaj rresht e kemi hartuar programin bashkëqeverisës, ndërsa për ndarjen e përgjegjësive kemi pasur vetëm dy takime”.

“Nëse dëshirojmë të funksionojë ky partneritet duhet t’i parashikojmë të gjitha situatat. Mund të ketë mospajtime për ndonjë detaj, por çfarë është më e rëndësishme është se vullneti për koalicion ekziston”, ka deklaruar ajo në blic intervistë.

Osmani ka shprehur haptazi dëshirën e LDK-së për të bërë koalicion me VV-në.

“Unë jam optimiste që koalicioni do të ndodhë dhe qoftë edhe aktivistët të mos bien pre e investimeve nga jashtë për ta prishur atmosferën bashkëpunuese mes dy partive politike. Sikur ne mos të donim koalicion me VV-në nuk do të mundoheshim qe dy muaj të përafronim planin qeverisës”, ka deklaruar ajo.

Më tutje Osmani ka thënë se koalicioni LDK-VV nuk ka qenë kurrë më afër, ndërsa ka shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me Albin Kurtin.

“Për kriza mund të flasin vetëm ata që nuk janë të informuar mirë dhe ata që janë kundër bashkëpunimit mes LDK-së dhe VV-së. Mund të them se kurrë më afër koalicionit nuk kemi qenë”.

“Ka shumë arsye dhe ndër të tjerash përse nuk ka sot takim është për shkak se Albin Kurti nuk është në Kosovë dhe besoj që kjo javë është ajo që të ulemi dhe t’i largojmë të gjitha tensionet, si dhe investimet nga jashtë që duan ta prishin koalicionin”.

“Dy muajt e parë nuk kanë qenë vonesë nga ne, por nga proceset administrative deri tek certifikimi i rezultateve. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryetari i VV-së, Albin Kurtin dhe besoj që çdo gjë do të tejkalohet”, ka deklaruar Osmani./Gazeta Sinjali/